Categories
LAJM

34-vjeçari humbi jetën në llixhat e Elbasanit, shoku i tij zbulon si ndodhi ngjarja.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Elbasan ku një 34 vjeçar ka humbur jetën pasi është asfiksuar në ujërat termale të llixhave. Burime për mediat bëjnë me dije se shtetasi Alban Pashollari nuk arriti të mbijetonte ndonëse iu dha ndihma e parë në spital.

“Hëngrëm darkë në Tiranë dhe u nisëm për në llixhat e Elbasanit”, kështu deklaroi para grupit hetues shoku që po shoqëronte 34-vjecarin.

Ai po ashtu shtoi se rrugës morën birrë dhe hynë në ambientet e hotelit, ku filluan të laheshin. “Shkova për të thërritur Albanin, e shoh në gjendje gjumi. Aty më kap paniku dhe filloj të bërtas. Tentova t’i jepja ndihmën e shpejtë, ndërkohë që u njoftua dhe ambulanca”, tha i riu.