Një mjek iu desh të merrte energji nga një makinë elektrike gjatë një operacioni. Kur energjia elektrike u ndërpre, Dr. Christopher Yang iu desh të anulonte ndërhyrjen për vazektominë ( një procedurë kirurgjikale për sterilizimin e meshkujve ose kontracepsionin e përhershëm) e një pacienti.
Megjithatë, për shkak se kishte marrë tashmë leje nga puna, pacienti nuk donte ta anulonte. Papritur, një nga anëtarët e stafit të Dr Yang bëri shaka se kirurgu mund të përdorte makinën e tij të re elektrike si burim energjie. Kështu, ai vendosi pajisjet e tij në baterinë e makinës dhe kreu procedurën 20-minutëshe.
“Kam kryer atë që ka të ngjarë të jetë vazektomia e parë në botë me energji nga Rivian sot. Energjia në klinikë u ndërpre, pacienti nuk donte ta riprogramonte sepse ai kishte marrë tashmë leje. Elektrokauteria ishte normale, procedura shkoi mirë”! – tha doktori.
Bateria ishte në gjendje të fuqizonte një mjet elektrokauterik të përdorur për operacionin, si dhe një pajisje të vogël elektrike.