Një aksident i rëndë është regjistruar mesditën e sotme në në aksin rrugor Korçë-Pogradec, pranë fshatit Sovjan, Maliq, ku tre persona kanë mbetur të plagosur.
Policia bën me dije se në aksident janë përfshirë mjeti tip furgon “Sprinter”, me drejtues shtetasin B. H., me mjetin tip “Volksëagen”, me targa greke, me drejtues shtetasin A. M.
Për pasojë janë dëmtuar 3 pasagjerët e mjetit tip “Volksëagen”, shtetasit Gj. M, rreth 20 vjeç; A. M. rreth 14 vjeç dhe shtetasja M. M, rreth 48 vjeçe.
Të plagosurit u dërguan në Spitalin e Korçës, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryhen veprimet procedurale dhe po punon për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.