Categories
LAJM

Elbasan/ Prej një viti ishte shpallur në kërkim, e pëson keq 31-vjeçari (Emri)

Kapet dhe vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, specialistët për Hetimin e Kṙimeve në Komisariatin e Policisë Elbasan në bashkëpunim me Seksionin e Forcës Operacionale në DVP Elbasan, në bazë të informacioneve të marra në rrugë policore, për vendndodhjen e një personi në kërkim, organizuan punën për kapjen e tij.

Si rezultat u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

Ledion Balla 31 vjeç, banues në fshatin Krrabë e Vogël, Elbasan.

Kapja dhe ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan i ka caktuar masën e sigurisë “Aṙrest në buṙg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve naṙkotike”, kryer në bashkëpunim, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i aṙmëve dhe i mµnicionit”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi në muajin qershor të vitit 2021, gjatë kontrollit të territorit, në pyllin e fshatit Krrabë e Vogël, Elbasan, shërbimet e Policisë gjetën fidanë narkotikë cannabis sativa, të cilët dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi Balla, në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë, nga të cilët 3 u aṙrestuan në flagrancë dhe 1 u shpall në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.