Nga Lira Gjika/Trupi i fëmijës bëhet i aftë për të urinuar dhe defekuar në mënyra të vullnetshme pas moshës dy vjeç e gjysmë, moshë në të cilën aktivizohet sistemi nervor piramidal.
Në këtë moshë, mbaron dhe mjelimizimi i sfinkterave anal dhe urinar. (Mjelina është ajo substancë që bën të mundur përçimin e impulseve nga qeliza në qelizë.)
Nëse fëmija tregon se ka nevojë për të urinuar apo defekuar, nuk duhet nxituar, aprovojeni por mos shpejtoni që ta ndihmoni apo t’i sygjeroni të shkojë në banjë. Duhet shumë kujdes! Është më mirë që të rriturit të jenë pasiv në këtë proçes.
Është një maturim që fëmija duhet ta arrijë pa imponim. Përpara se të ndërhyhet që t’i mësohet se duhet të urinojë, të nxitet të zbresë dhe ngjisë 4-5 shkallë vetë. Të vrapojë, të mbajë një gotë me ujë dhe ta transportojë nga një dhomë në tjetrën, në fillim të mbushur përgjysmë dhe më pas plot.
Mësojeni të përdorë thikën dhe të njohë zjarrin, të qërojë bizele dhe të presë bishtaja. Pasi të jetë zhdërvjelltësuar në këto veprime, filloni dhe vendoseni në oturak.