Categories
LAJM

Shkoi të rregullonte makinën, pronari dhe punëtori i servisit bëjnë për spital klientin

Dy persona janë arṙestuar nga policia në Kavajë pasi goditën me grushtë dhe kërcënuan me pistÓletë zhurmuese një 40-vjeçar, i cili kishte  shkuar në servis për të rregulluar automjetin e tij.

Sipas uniformave blu mësohet se shtetasi A. M., 40 vjeç, pronari i servisit, dhe M. M., 36 vjeç, punëtori i servisit, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte dhe kanë kanosur me pistÓletë zhurmuese shtetasin A. G.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një pistÓletë zhurmuese e gjetur në vendin e ngjarjes, ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.