Moderatorja shumë e dashur për publikun, Xhemi Shehu do të rikthehet përsëri në Portokalli. Dhe për herë të parë do të kemi dy moderatore bionde, pasi edhe Fjoralba Ponari do të vazhdojë të qëndrojë në këtë shoë humoristik.
Fjoralba Ponari është prej dy vitesh moderatore e këtij programi, ndërsa Xhemi Shehu është kthyer disa herë në këtë shoë që duket sikur është “shtëpia” e saj e dytë.
Salsano Rrapi do të jetë moderator i këtij shoë por këtë periudhë ai do të jetë më i angazhuar me programin e kërcimit “Dancing with the Stars”.