Categories
LAJM

“Vŗiten njerëzit si lepuj”, Noka përmend Ervis Martinajn në komision. “Kam frikë të telefonoj policinë”

I shumëkëruari, Ervis Martinaj nuk ka mbetur pa u përmendur edhe në Komisionin e Sigurisë Kombëtare. Ka qenë deputeti Flamur Noka ai që e ka ngritur si shqetësim, duke vënë në dukje se nuk dihet ku është Martinaj.

“A është zhdukur? A është gjallë? A mos ka ikur? A mos është edhe ai këtu? Ndodh një situatë e tillë dhe shteti ngre duart lart. Të vŗiten njerëzit si lepuj, kjo ndodh vetëm në Shqipëri”, tha Noka gjatë fjalës së tij.

“A e dini ju sot, që sot, qytetarët nuk guxojnë të shkojnë një denoncim apo telefonatë, sepse pa u mbyllur telefonata, kŗimineli u shkon në shtëpi. Është ajo që tha Gledis Nano, dekonspirohen. Edhe unë kam frikë t’ju bëj telefon se mund të më dekonspironi”, tha deputeti.