Categories
LAJM

Nesër Berisha mbledh Grupin Parlamentar të PD, zbardhet mesazhi që Luçiano Boçi i dërgoi deputetëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ditën e nesërme do të mbledhë Grupin Parlamentar të PD. Ka qenë deputeti Luçiano Boçi ai i cili u ka dërguar ditën e sotme të gjithë deputetëve demokratë një mesazh, ku bëhej me dije se ditën e nesërme do të mbahet mbledhja e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së.

Në mesazh sqarohet se në rend dite është prezantimi i propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës dhe propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre.

Mesazhi:

Ju përshëndes!

Nesër datë 14 shtator, ora 12.00, PD zhvillon mbledhjen e grupit parlamentar në sallën e deputetëve tek selia e PD-së, me këtë rend dite:

-Prezantimin e propozimit dhe të raportit të reformës territoriale nga grupi i punës

-Propozime konkrete nga deputetët për qarqet e tyre

-Të tjera

Falenderime!

Ju lutem pjesëmarrja dhe kontributi i juaj është shumë i rendësishëm!