Enada Hoxha ka vendosur se duhet ishte koha per disa ndryshime. Balerina e njohur, që merrte pjesë tek juria e “Just Dance” në “E Diell”, do të lërë Top Channel për t`u bërë pjesë e familjes së Tv Klan, si koreografe e “Dance with Me”.
Ishte ajo vetë që zbuloi gjatë një interviste tek Rudina planet e saj. “E kam pritur me kënaqësi, kemi filluar nga provat, do të kemi vërtet një show interesant”, u shpreh ajo, duke shtuar se personazhet janë zgjedhur tashmë.
Enada foli gjithashtu edhe për projektin e vet të ri, një ngjarje e veçantë artistike, “Tirana Flash Mob”, që mbahet në 17 shtator në sheshin Skënderbej.
Bashkëshorti i saj, Gerd Vaso është i angazhuar tek e “Djela shqiptare” si koreograf, çka do të thotë se tashmë do të jenë akoma edhe më afër njëri-tjetrit.