Categories
LAJM

E pazakontë! Del çdo ditë në orën 5 të mëngjesit, shihni çfarë bën ky person në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë po ndodh këto ditë në qytetin e Vlorës. Një person ende i paidentifikuar, prej një jave ka nisur të dëmtojë kutitë e shpërndarjes së fibrës optike të një kompanie interneti në qytetin bregdetar.

Personi në fjalë shfaqet çdo ditë në orën 5 të mëngjesit në pika të ndryshme të qytetit dhe dëmton sistemin e fibrava. Policia ka nisur të marrë në pyetje disa persona, por ende nuk ka gjetur autorin.