Categories
SHENDET

Të dashur prindër! Shkolla filloi dhe mirë do ishte të uleshit me fëmijën tuaj për 5 minuta dhe t’i shpjegoni atyre se…

1- Nëse një fëmijë tjetër është shumë i gjatë, shumë i shkurtër, i shëndoshë, i hollë, ka flokë kaçurrela, të zeza ose të kuqe apo cdo ngjyre tjeter, ka një ngjyrë tjetër lëkure dhe çdo tipar ndryshe nga ato qe shohin më shpesh, nuk duhet të tallen.

2- Nuk ka asgjë të keqe të veshësh të njëjtat rroba dhe këpucë çdo ditë.

3- Shpjegojuni atyre se një çantë shpine e përdorur, mbart të njëjtat ëndrra si një çantë shpine re!

4- Mos të përjashtojnë askënd nga miqësia e tyre  vetëm sepse janë të ndryshëm ose nëse nuk kanë të njëjtat aftësi si ju.

5- Ndihmojini që të mos fyejnë dhe nënçmojnë të tjerët dhe atë që të tjerët duan, vetëm sepse nuk ndajnë të njëjtën dashuri/mendim.

6- Shpjegojuni atyre se disa sjellje të caktuara të tyre lëndojnë gjithmonë dhe se ata shkojnë në shkollë për të mësuar, jo për të lënduar të tjerët.

7- Mësojini se si të jenë më të mirë, të dashur dhe të respektuar, me ata që rrinë larg grupit të klasës.

8- Mësojini ata, të përfshijnë fëmijët që qëndrojnë  dhe hanë bukën e tyre (ndoshta pa asgjë) në kemb, në një cep të shkollës apo klasës, për mos tu parë nga shokët e tyre.

9- Kujtojuni atyre se ka rëndësi shumë komunikimi, dhe se sjellja e tyre do të ndikojë për një  botë më të mirë.

EDUKIMI FILLON NË SHTËPI !!!

Suksese gjithë fëmijëve dhe mësuesve në rrugën e dijes!