Infermerja Eljona Istrefi, tha se pagat në Gjermani janë 10-fish me të larta në Gjermani se në Shqipëri.
Në emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, infermierja u shpreh opsionet për t’u punësuar në vendin tonë ishin shumë të pakta pasi në kohën që u largua ajo nuk ishte portali për aplikime për pune, ndërsa shtoi se informimi për vende pune funksiononte me miq.
“Unë kam ikur sepse opsionet në Shqipëri ishin shumë të kufizuara. Pagesat në Gjermani janë dhjetëfish më të larta se në Shqipëri. Në Gjermani ka një sistem shumë të rregulluar taksash, që ndahet sipas kategorive të statusit që ka. Unë kam 4 vite që punojë në Gjermani. Kur jam larguar unë nuk ishte portali. Nuk e dinim se sa vende ishin bosh. Funksiononin me mik“- tha infermierja.
Infermierja tregoi se nga ky vit, Gjermania ka vendosur një rregull, ku infermierët do të paguhen njëlloj, pavarësisht se nëse është privat apo shtetëror.