Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e ka lidhur shkarkimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, me mos arritjen e rezultateve.
Gjatë një interviste në “Top Story”, Çuçi tha se spunton finale për shkakrimin e Nanos e dhanë ngjarjet e fundit që ndodhën gjatë muajve korrik dhe gusht.
Çuçi: Drejtori i Policisë ndryshohet se nuk ka ritimin e duhur, ne duhet të ecim më shpejt, por kjo nuk do të thotë që kemi dështuar në atë që kemi bërë. Drejtori do ndërrohet kur demostron se nuk mund ta çojë para reformimin e Policisë së Shtetit.
Rama tha se megjithëse statistikat e vŗasjeve janë më mirë se dhe një vit më përpara, situatën e rëndon mënyra si janë ekzekutuar dhe si janë bërë disa. Zbulimi i autorëve, puna ka çaluar në kuptimin e objektivave.
Duhet të realizonte objektivat që i kishim vënë. Spunton finale e dhanë ngjarjet e muajve të fundit, gushtit dhe Korrik. Ka të bëjë me një sërë gjërash. Ne analizojmë lidershipin e tij, jo statistikat. Një nga gjërat që ndikon drejtpërdrejt në lidhje sesi janë vŗarë, ka të bëjë me reformimin e policisë kŗiminale.
Këtu i ka munguar lidershipi. Tek lidershipi tek lufta kundër kánabisit. Nëse 2021 nuk bëhej fjalë që të gjendeshin parcela në fushë, këtë vit ka pasur disa raste. S’kemi pasur as transportim te kánabisit ne Itali në 2021, këtë vit pati një tentativë.
Pas ndjekjes që i bënë forcat tona, ai skaf u kthye në Shqipëri dhe i humbi gjurmët. Ka munguar performacna e drejtorit që ka bërë që të kthehen disa fenomene, që ishin zhdukur”- tha Çuçi.