Një i ri britanik ka humbur jetën gjatë operacionit për humbje peshe në Turqi, i cili, faktkeqësisht rezultoi fatal. Joe Thornley, nga Derbyshire, East Midlands, donte të bënte një ndërhyrje për të zvogëluar stomakun, por për fat të keq, rezultati nuk ishte ai që pritej.
25-vjeçari vendosi ta bënte operacionin në Stamboll, Turqi, për 3 mijë £, ndërkohë që në Mbretërinë e Bashkuar, operacioni privatisht kapte shifrën e 12 mijë £.
Nëna e të riut, Julie, tha për ‘BirminghamLive’ se klinika “dukej një spital i bukur me vlerësime të larta”, ndaj edhe familja nuk pa asnjë arsye që operacioni të shkonte keq.
Por disa ditë pas operacionit, Julie mori një telefonatë nga ‘i ashtuquajturi kirurg’, i cili i tha se Joe kishte vdekur, pasi kishte pasur një atak në zemër gjatë procedurës.
Julie i besoi mjekut derisa ekzaminimi pas vdekjes zbuloi se i biri kishte vdekur në të vërtetë nga hemorragji e brendshme gjatë operacionit. Por mjekët nuk e kuptuan në kohë që ishte hemorragji.
‘Do t’i thoja kujtdo që të jetë shumë, shumë i kujdesshëm se ku shkon. Ose mos shko fare. Nuk ia vlen’ – shtoi ajo.