Categories
SHENDET

Nëna postoi një foto të vajzës në rrjetet sociale, ndjekësit kuptuan se diçka nuk shkonte me vogëlushen

Kjo nënë ka postuar një foto të vajzës së saj në Facebook, duke mos vënë re se diçka nuk shkonte. Shumë herë postojmë foto, pa kontrolluar se çfarë fshihet pas apo duke injoruar komentet që mund të shpërthejnë. Kështu që Tara Taylor pa se kishte diçka të çuditshme në foto, por besoi se shkëlqimi që shfaqej në syrin e saj të majtë ishte vetëm një reflektim i blicit.

Miqtë e saj, duke parë vogëlushen në foto kanë reaguar dhe kanë klikuar like, madje kanë lënë komente për bukurinë e saj. Por disa prej tyre panë diçka që askush nuk e kishte parë më parë. Ata menjëherë i dërguan një mesazh nënës, duke i thënë se do të ishte mirë të shkonte te një mjek për të parë syrin e vajzës.

Por ata nuk mendonin se mund të ndodhte ndonjë gjë e keqe. Tara vendosi të marrë këshillat e tyre dhe vizitoi një mjek me vajzën e saj. Minuta më vonë, pasi u kthyen rezultatet e testit, Reilly u diagnostikua me sëmundjen Coats. Falë vëzhgimit dhe nxitjes së miqve të saj, problemi i vogëlushes u diagnostikua në kohë, duke i shpëtuar syrin.

Çfarë është sëmundja Coats

Sëmundja Coats është një sëmundje tipike e njëanshme e karakterizuar nga rritja jonormale e enëve të gjakut prapa retinës, duke çuar në anomali të enëve të gjakut të retinës dhe shkëputje të retinës, dhe imiton retinoblastomën.

Sëmundja përparon ngadalë dhe në stade të avancuara rritet rreziku i shkëputjes së retinës, ndërsa mund të zhvillohet glaukoma dhe katarakti. Sëmundja zakonisht shfaqet në dekadën e parë të jetës dhe zakonisht prek njërin sy.

Sipas të dhënave të Shoqatës Panhelenike të Retinopatisë, sëmundja prek kryesisht djemtë dhe 90% prek vetëm njërin sy. Simptoma karakteristike e Coats është leukokoria, e cila karakterizohet si një reflektim jonormal i dritës në retinë. Simptomat përfshijnë gjithashtu fotopsinë dhe miopinë.

Një shenjë paralajmëruese e hershme e sëmundjes Coats është “syri i verdhë” në fotografimin me flash. Ashtu siç funksionon efekti i “syrit të kuq”, i shkaktuar nga reflektimi i enëve të gjakut në pjesën e pasme të një syri normal, në foton e syrit të Coats, do të shfaqet një reflektim i verdhë./abcnews.al

Categories
VIP

I gjeni dot cilat janë? Dikur shoqe klase, sot këngëtare të njohura!

Shumë prej personazheve publikojnë foto nga fëmijëria e tyre, por së fundmi në rrjet po qarkullon një foto e tre këngëtareve të njohura nga Kosova.

Zanfina Ismajli, Nora Istrefi dhe Fjolla Krasniqi dikur kanë qenë shoqe klase dhe kane zgjedhur të njëjtën karrierë, ndonse Fjolla dhe Zanfina janë tërhequr paksa.

Por Nora vazhdon të merret me muzikë. Miqësia mes vajzave nuk dihet nëse vazhdon ende, por dikur paskan qenë të pandashme.

Categories
LAJM

Konfuzion tek konsumatorët/Edi Rama e anuloi në mëngjes, ERE në darkë: fasha 800 kilovat do të aplikohet

Duket se enti Rregullator i energjisë në vend nuk do ta heqë fashën e çmimit të energjisë për ata që shpenzojnë mbi 800 kilovat në muaj. Një gjë e tillë është bërë me dije nga ky institucion i cili pohon se janë publikuar tashmë çmimet e reja pas mbledhjes së ERE për familjarët që shpenzojnë më shumë se sa 800 kilovat.

Aty thuhet se çmimi i energjisë elektrike do të rishikohet do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike.Për të gjithë konsumatorët familjare që furnizohen nga shërbimi universal.

ERE ka publikuar tashmë çmimet e përditësuara për konsumin e energjisë elektrike nga konsumatorët familjarë, që konsumojnë mbi 800 kWh. Aktualisht këto çmime janë të aplikueshme për periudhën 1 tetor deri më 31 dhjetor 2022. Me VKM nr. 584, datë 08.10.2021, Qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës së furnizimit me energji elektrike.

Në situatën aktuale të luhatshmerisë së lartë të burimeve të furnizimit me energji elektrike, nga prodhimi vendas, vendimmarrja e Entit Rregullator të Energjisë mbi ndryshimin e çmimit të shitjes së energjisë elektrike, është objekt rishikimi periodik. Ky rishikim do të kryhet në përputhje me ndryshimet e kostove të sigurimit të energjisë elektrike. ERE ka detyrimin të reflektojë çmimet e energjisë së konsumatorëve fundorë, kostot e furnizimit sipas burimit të siguruar të energjisë.” – njofton ERE.

Rama e lajmëroi sot përmes Facebook vendimin se nuk do të aplikohet ashtu sikurse ishte lajmëruar për datën 1 tetor 2022.

Categories
LAJM

Dosja Dumani/ RENEA zbarkon në Elbasan

Forcat RENEA kanë zbarkuar mbrëmjen e sotme në Elbasan duke kryer kontrolle të imtësishme në qytet. RENEA kanë nisur një aksion për kapjen e personave të shpallur në kërkim në të kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Nuk dihen ende detaje të tjera nga operacioni dhe nëse apo jo persona të aŗrestuar ose të ndaluar nga kontrollet.

“Plumbi i artë” u finalizua pak muaj më parë pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani. Nga 32 urdhër aŗreste policia vuri në pranga vetëm 9 prej tyre ndërkohë që 9 të tjerë ndodheshin pas hekurave për vepra të tjera penale.

Për 14 personat që i shpëtuan aksionit të bujshëm, policia ka kryer disa kontrolle përgjatë muajve të fundit por pa sukses.

Categories
KURIOZITETE

Sara Hoxha dhe Ledion Liço bëhen prindër për herë të tretë! Vjen në jetë…

Sara Hoxha ishte shtatzënë për herë të tretë, kësaj here priste një vajzë pas dy djemve. Ndonwse burime për News 31 kanë zbuluar se pritjes i ka ardhur fundi.

Sipas të njëjtave burime, thuhet se ditën e sotme kolegët e Sarës dhe Ledionit në ambientet e Top Channel kanë vendosur zbukurime, duke njoftuar ardhjen e vajzës.

Deri më tani nuk dihen detaje dhe nuk ka një konfirmim nga çifti.

Epo urime

Categories
KURIOZITETE

Vetëm dy ditë para dasmës së shumëpritur, kështu po duket Arbër Hajdari me të dashuren (Foto)

Arbër Hajdari njihet për veprat e tij humanitare.

Por së fundmi u përfol shumë edhe si analist i Big Brother Vip Albania.

Ai është në lidhje me vajzën nga Kosova, Vleren me të cilen thuhet se do martohet këtë të diel.

E së fundmi po shpërndahet një foto e tyre ku janë kombinuar në veshje dhe duken kaq bukur./InfoKosova/

Categories
LAJM

AF Elbasani luan në “Elbasan Arena të dielën, kush janë emrat VIP që i janë bashkuar skuadrës gjatë merkatos

Akademia e Futbollit Elbasani nis këtë të dielë rrugëtimin e saj në Kategorinë e Dytë, me petkun e një skuadre pretendente që do të synojë ngjitjen një kategori më lart. Verdheblutë do të presin në shtëpi skuadrën e Luftëtarit, me synimin për ta nisur mbarë ediconin dhe marrë tri pikët. Marrin fund edhe dilemat sa i përket stadiumit ku do të luhet kjo ndeshje dhe është vendosur që të dielën në orën 14, elbasanasit të presin kundërshtarin në “Elbasan Arena”.

Në një situatë të tillë, ka nisur edhe organizimi nga ana e tifozerisë për të ndjekur skuadrën nga shkallët e stadiumit dhe dhënë mbështetjen e tyre për të vetmen skuadër të qytetit aktualisht, e cila u krijua vetëm një vit më parë dhe vjen në të këtë kategori me petkun e skuadrës kampione në të Tretën. Pritet një interesim i madh nga ana e sportëdashësve për këtë përballje, edhe për faktin se klubi ka vendosur çmime simbolike për ta parë takimin në stadium, me biletat që variojnë nga 100 deri në 300 lekë të reja në tribunë.

Verdheblutë kanë bërë shumë investime këtë merkato vere, ku kanë afruar lojtarë cilësorë, të cilët pritet t’i japin një ndihmë sa i përket realizimit të objektivave. I fundit që i është bashkuar skuadrës është ish mesfushori i Flamurtarit Alked Çelhaka, si edhe futbollistët Arsen Lleshi me Albi Gjolenën. Sakaq, mbështetja nga ana e bashkisë së qytetit dhe kryebashakikut Gledian Llatja nuk do t’i mungojë, duke u krijuar të gjitha kushtet për të bërë një kampionat dinjitoz.

Categories
LAJM

Menaxheri i dyqanit dëgjon zhurma në banjon e grave, kur hyri brenda u shtang në vend nga ajo që pa

Jeta nuk pushon asnjeherë së na surprizuari.

A i keni parë reklamat e transmetuara gjatë periudhës së Krishtlindjeve të kësaj gruaje që solli në jetë fëmijën e saj në një supermarket të famshëm italian?

Të gjithë ne buzëqeshëm duke menduar se ishte një gjetje televizive, … por kjo është realisht ajo çfarë i ka ndodhur Ashleigh Miller Cross. Kjo histori, për fat të mirë ka pasur një fund të lumtur, por askush nuk do ta harrojë kurrë. Ashleigh Miller Cross, e la vajzën e saj vetëm dhjetë muajshe në shtëpi me bashkëshortin e saj dhe shkoi në supermarket si zakonisht kur filloi të ndjehej çuditshëm. Ajo filloi të kishte marrje mendsh, pastaj ajo filloi të ketë si dhimbje barku.

Gruaja vendosi të shkojë në banjo për të freskuar fytyrën tuaj, kur filloi papritur d himbja e fortë që e detyroi atë të shtrihej. Menaxheri i supermarketit, Malcolm Comeau, kishte lënë zyrën e tij për të shkuar për drekë, kur dëgjoi zhurmat që vinin nga banjo e grave. Pa menduar dy herë, ai hapi derën. Ai gjeti gruan që po lëvizte në tokë në d himbje, dhe ishte i tme rruar, sepse ai nuk mund të kuptonte se çfarë po ndodhte. Njeriu i befa suar, e kuptoi se gruaja ishte duke lindur dhe menjëherë kërkoi ndihmë. Për fat të mirë, ambulance erdhi menjëherë. Në fakt, pas disa minutash, gruaja lindi një fëmijë të bukur dhe të shëndetshëm.

Burri, i cili ishte duke pritur në shtëpi pazarin e gruas së tij, në vend të kësaj mori një telefonatë që e lajmëroi atë se gruaja e tij kishte lindur një djalë dhe që të dy ishin në spital. Ashleigh dhe burri i saj kanë thënë kështu për historinë e tyre: “Dhjetë muaj më parë lindi vajza jonë e parë. Pas shtatzënisë së parë, unë nuk mund të humbja peshë, por ia lija faktit se haja më shumë, vetëm për shkak se vajzën e ushqeja me gji. Të gjithë njerëzit që njohim na kanë thënë se gjatë gjithë ushqyerjes me gji nuk mund të mbetem shtatzënë përsëri. Nuk kam vu ajtur nga ndonjë gjë, as neps nuk kisha dhe as të përziera siç kishte ndodhur me fëmijën e parë. Lod hjen që kam ndjerë ia lija faktit se unë kam qenë gjithmonë në lëvizje dhe kam pasur pak kohë për të pushuar. Tani ne jemi të lumtur, edhe për shkak se çdo gjë shkoi mirë.”

Të gjithë punonjësit ishin të bef asuar, sepse një situatë e ngjashme nuk kishte ndodhur kurrë. Madje dhe menaxheri pranoi se në tridhjetë vjet të karrierës një gjë e tillë kurrë nuk i kishte ndodhur atij. Së bashku ata vendosën se fëmija do të jetë përgjithmonë “mik nderi” në dyqan, ku mund të merrte ushqime dhe pelena falas.

Categories
KURIOZITETE

Jo vetëm bashkëprezantues me Bora Zemanin në “DWTS”, por Eno Popi sapo na zbuloi projektin e radhës: Paralelisht do të nis edhe…

Gazetarin dhe moderatorin Eno Popi do e shohim sërish në ekranin e Top Channel, me dy projekte të reja.

Në “Wake Up”, Eno zbuloi se do të jetë bashkëprezantues me Bora Zemanin në spektaklin më të madh të kërcimit, “Dancing With the Stars”, i cili pritet të nisë më 7 tetor.

Eno do të jetë në “goldroom”, aty ku do të marrë opinionet e para të konkurrentëve, direkt pas perfomimit të tyre.

“Unë këtë sezon i bashkohem “Dancing With the Stars”. Është kënaqësi t’i rikthehem një prej programeve më të mira në televizionet ndërkombëtarisht. Do punoj me një ekip, jam i kënaqur se një pjesë i njoh shumë mirë. Kështu që të premten e ardhshme… Është diçka që e kam marrë me shumë dëshirë dhe shumë qejf dhe ja ku jemi! Gjithçka që do ndodhi, promoja premton magji, futet shpirti i garës, emocioni. Më vjen mirë që do ketë mikrofon në dorë. Unë bashkëprezantoj me Borën, do të jem në “goldroom”. Kam thënë “po” sepse më pëlqen mënyra si është ndërtuar dhe roli.”

Paralelisht me Dancing, Eno do të nisë një tjetër projekt në Top Channel, që ka në fokus sipërmarrjen dhe idetë e të rinjve, duke premtuar se është shumë interesant.

“Me DWTS paralelisht do të nis një tjetër projekt. Është shumë interesat, është program i fokusuar te sipërmarrja, idetë e të rinjve. Janë dy gjëra që i kam marrë me shumë dëshirë, por i kam marrë me shumë impenjim”- tregoi Popi.

Top Channel

Categories
VIP

E dashura e re e futbollistit Eros Grezda, është kushërira e kësaj moderatore e njohur shqiptare

Futbollisti i njohur, Eros Grezda është bërë një emër i komentuar në mediat rozë, që në momentin që pranoi lidhjen me modelen Oriola Marashi.

Mirëpo, duket se pas ndarjes nga kjo e fundit, Eros ka nisur një romancë me një tjetër bukuroshe.

Bëhet fjalë për Ajsel Abazin, e cila është edhe kushërira e moderatores dhe modeles, Almeda Abazi.

Është vetë futbollisti që ka publikuar një video në Instastory, ku shfaqet me bionden simpatike.

Nuk dihet se ku janë njohur çifti, por Ajsel jeton në Turqi, ndërsa Grezda luan me skuadrën Manisa të Turqisë.

Sipas abcnews.al, me shumë mundësi dyshja janë takuar atje.