Categories
VIP

Mediat thanë se kërkonte 6 mijë euro për një foto, Ermali Mamaqi i nxjerr zbuluar dhe tregon rrengun që iu punoi

Shpesh herë mund të shihni në feed-in e rrejeteve tuaja sociale, i ndiqni ose jo, titujt që zakonisht përmbajnë fjalën “Skandaloze”, portalet që mes ndërhyjes në jetën personale të njerëzve dhe sulmeve ndaj jugut të Shqipërisë, gjeten kohë pak ditë më parë të shënjestronin edhe Ermal Mamaqin.

Në një denoncim ardhur si gjithmonë nga një qytetar anonim, thuhej se Ermali i kishte kërkuar një fansi të tij 6000 euro pasi kishin bërë një foto në restorantin e aktorit.

Ndërkohë sot, me anë të një postimi në Instagram, Ermali ka zbuluar se në fakt ka qenë ai vetë që ka dërguar mesazhin tek portali, nga numri i restorantit dhe i ka punuar një rreng. Këtë komediani thotë se e ka bërë për dy arsye.

E para për t’i bërë reklmë biznesit (sigurisht) dhe e dyta për t’i treguar njerëzve se disa portale, as nuk konfirmojnë, as nuk saktësojnë dhe as nuk kanë filtra kur bëjnë lajme apo shkrime, duke i lejuar edhe njerëzit që thjesht duan te bëjnë keq të arrijnë qëllimin.

Ermali po ashtu përgënjeshtron edhe lajme të tjera që portali ka bërë, ato nga udhëtimi i tij në Valbonë pak ditë më parë, ku pretendohej se nuk lejonte turistët të shihnin vendin pasi grupi i tij ndodhej aty, apo edhe për trajnimet e tij “20 mijë euroshe” që aktori thotë se nuk i ka arritur ende por shpreson t’i arrijë.

Po ashtu ai përfiton nga rasti për të dhënë disa mesazhe për ndjekësit, se si të jenë më të lumtur dhe nga ana tjetër e përundon gjithë mesazhin ashtu sic i ka hije, me ironi. /News31